
Një “vdekje shumë britanike” ishte ajo e pesë personave në bordin e nëndetëses “Titan”, duke u zhytur drejt Titanikut, shkruan Boris Johnson në Daily Mail.
Ish-kryeministri, shkruan për rastin që mbërtheu botën këtë javë: “Kështu përfundoi, siç e dinim se do të përfundonte, si historia e Titanikut”, shkruan ai për Daily Mail. “Në fakt, në zemrat tona e dinim fundin, që të pesë shpirtrat e guximshëm në Titan kishin vdekur”, shkruan ai, duke theksuar se “misteri ka mbaruar dhe moralizimi ka filluar”.
Johnson e konsideron Titanikun, i cili u rrëzua në 1912, “si simbol i ambicies dhe krenarisë njerëzore dhe se si mund të shkatërrohet nga elementët” dhe “historia më magjepsëse që nga Kulla e Babelit.». Ai vazhdon më pas: “Ne kujtojmë të vërtetat e përjetshme tragjike se mendjemadhësia sjell armiqësi”.
Por komenti i Boris Johnson, ngjalli shumë kritika nga ndjekesit në rrjet: “Këta njerëz kishin më shumë para se tru dhe se ne nuk duhet të harxhojmë shuma të mëdha parash të taksapaguesve duke u përpjekur t’i shpëtojmë” shkruanin disa komentues. Johnson përgjigjet se “pa e nënçmuar në asnjë mënyrë tragjedinë e emigrantëve, më lejoni t’ju tregoj se si ndihem për ata që morën pjesë në misionin e Titanikut. Unë mendoj se ata janë heronj.’
Ai gjithashtu kujton përvojat e tij të zhytjes (në Sharm El Sheikh, Egjipt në 1988) dhe se si kishte frikë se do të vdiste. “Vështirë se mund ta imagjinoj guximin që duhet për të zbritur pothuajse 4000 metra, në një varkë që duket kaq e brishtë, ku nuk ka fare dritë dhe nuk mund ta dish as ku je,” thotë ai.
Ai i referohet botës së madhe dhe të panjohur të oqeaneve dhe pyet veten “pse duhet të rezervohet mundësia për të parë këtë botë për kaq pak njerëz?”
Johnson përfundon: Kjo është arsyeja pse ky mision ishte kaq i rëndësishëm dhe duhet vlerësuar nga të gjithë të tjerët. Po, kishte rreziqe dhe paralajmërime. Por çdo përparim i madh duhet të përfshijë në mënyrë të pashmangshme eksperimente dhe pajisje që mund të duken, në retrospektivë, të rrezikshme dhe të papërshtatshme. Hamish Harding [një nga pesë të vdekurit] dhe kolegët e tij po përpiqeshin të hidhnin një hap të ri për njerëzimin, të popullarizonin udhëtimet nënujore, të demokratizonin fundin e oqeanit. Ata i dinin rreziqet. Harding dhe miqtë e tij vdiqën për një kauzë – për të zgjeruar kufijtë e njohurive dhe përvojës njerëzore – që është kryesisht britanike dhe më mbush me krenari.’
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al