Boris Johnson konfirmon më në fund numrin e fëmijëve të tij

boris johnson konfirmon me ne fund numrin e femijeve te tij
boris johnson konfirmon me ne fund numrin e femijeve te tij

15:36 22/09/2021

Boris Johnson ka pranuar më në fund se është baba i gjashtë fëmijëve, një pyetje që ai e anashkalonte më parë në intervista dhe konferenca shtypi. Kryeministri britanik i është përgjigjur me “po” pyetjes së intervistuesit së “NBC” nëse ai kishte gjashtë fëmijë.

Numri i fëmijëve të Kryeministrit ka qenë një temë diskutimi e vazhdueshme në Britani për shumë vite pasi një gjykatë angleze hoqi një urdhër që ndalonte organizatat e lajmeve të raportonin ekzistencën e një vajze si rezultat i një lidhjeje jashtëmartesore.

Johnson ka 4 fëmijë me gruan e tij të parë, Marina Wheeler, një vajzë nga një marrëdhënie jashtëmartesore dhe një djalë me bashkëshorten e tij, Carrie Johnson. Kryeministri tha se është fantastike të kesh një fëmijë në 10 Downing Street, “por edhe shumë punë. Por e adhuroj. Ndërroj shumë pelena”.

Është ende e paqartë arsyeja e Johnson për konfirmimin e ekzistencës së fëmijës për të cilin ka mohuar gjithnjë të flasë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts