Boris Johnson “luftë” me çadrën

22:00 29/07/2021

Incidenti shkaktoi të qeshura tek të pranishmit

Momente sikleti ka përjetuar Kryeministri britanik Boris Johnson i cili u përpoq të hapte çadrën në një memorial të Policisë në nder të atyre që kanë humbur jetën në krye të detyrës duke shkaktuar jo pak të qeshura tek princi Charles i cili gjendej pranë tij.

Në ceremoninë e hapur, Johnson u përpoq të kontrollonte ombrellën e tij pasi një erë e fortë e ktheu atë nga brenda.

Kryeministri pati probleme me hapjen e ombrellës, por më në fund arriti ta kuptonte problemin pas disa sekondash.

Johnson pastaj ia ofroi çadrën Sekretares së Brendshme, e cila ishte pa një të tillë, por ajo e refezoi. Pas incidentit edhe vetë kryeministri anglez shpërtheu në të qeshura .

Kjo nuk është hera e parë që Johnson përballet me episode të tilla . Kryeministri u pa i lagur nga shiu gjatë një interviste televizive, pavarësisht se ai mbante një ombrellë dhe kaq mjaftoi që mediat sociale të mbusheshin me meme humoristike më pas.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *