Boris Johnson në luftë për të mbajtur qeverinë

10:49 06/07/2022

Po përballet me një “furtunë” dorëheqjesh të ministrave

Boris Xhonson po lufton për të qëndruar në krye të detyrës si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar pas një vale të madhe dorëheqjesh me të cilat po përballet kabineti i tij.

Dy anëtar kyç të kabinetit të Xhonson dhanë dorëheqjen ditën e martë  njëri pas tjertit. Shefi i Thesarit Rishi Sunak dhe Sekretari i Shëndetësisë Sajid Xhavid vendosën të largoheshin nën motivin se qeveria nuk po vepron më në interes kombëtar.

Johnson nuk ka qëndruar duarkryq, por ka emëruar Nadhim Zahaëi si kancelar të ri të financave, ndërsa shefi i kabinetit të kryeministrit, Steve Barclay  u emërua sekretar i shëndetësisë.

Disa dorëheqje të tjera pasuan ditën e mërkurë duke përfshirë Ministrat e Arsimit Will Quinse dhe Robin Walker si dhe Ministrin e Thesarit John Glen. Boris Xhonson tanimë duhet të ndjejë frikën e largimit nga pushteti mes jehonës së skandaleve që ndodhën gjatë pandemisë Covid-19. Por kjo nuk është ajo çfarë mendon vetë kryeministri i cili ka deklaruar se në këtë kohë sfidash njerëzit duhet të presin që qeveria të vijojë punën e saj dhe jo të largohet.

Pakënaqësia ndaj Xhonson po rritet më tej me disa që shpresojnë të ndryshojnë rregullat e Partisë Konservatore në mënyrë që kryeministrit të përballet me një tjetër votëbesim.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.