
19:20 22/08/2021
Kryeministri britanik Boris Johnson thërret në takim udhëheqësit e vendeve të G7 për të diskutuar mbi krizën në Afganistan. Ai kërkon nga komuniteti ndërkombëtar të gjejë mënyra për të parandaluar përshkallëzimin e saj.
“Është jetike që bashkësia ndërkombëtare të punojë së bashku për të siguruar evakuime të sigurta, për të parandaluar një krizë humanitare dhe për të mbështetur popullin afgan për të siguruar fitimet e 20 viteve të fundit,” tha Johnson në një postim në Twitter.
Mbretëria e Bashkuar aktualisht mban udhëheqjen e radhës të G7, e cila gjithashtu përfshin Shtetet e Bashkuara, Italinë, Francën, Gjermaninë, Japoninë dhe Kanadanë.
Qeveritë perëndimore po diskutojnë lidhur me mënyrën se si duhet trajtuar situata në Kabul, ku mijëra qytetarë afganë të dëshpëruar po përpiqen të ikin nga Afganistani dhe kanë zbritur në aeroport pasi e shohin si mënyrën e vetme të shpëtimit.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al