Boris Johnson udhëton në Kiev për t’i dhënë mesazhin e qartë popullit ukrainas

17:34 17/06/2022

Kryeministri Boris Johnson ka udhëtuar për në Kiev, ku po zhvillon bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Kryeministri britanik Johnson ka postuar një foto në Twitter me presidentin ukrainas, krahas së cilës ka shkruar:

“Është mirë të jesh sërish në Kiev”.

Kjo është vizita e dytë e kryeministrit së Britanisë së Bashkuar në Ukrainë që nga fillimi i luftës. Ai ishte lideri i parë i huaj që udhëtoi në Kiev pas pushtimit nga Rusia.

Johnson tha se qëllimi i vizitës së tij ishte “t’i dërgonte një mesazh të qartë dhe të thjeshtë popullit ukrainas: Mbretëria e Bashkuar është me ju dhe ne do të jemi me ju derisa të fitoni./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.