
18:58 24/02/2022
Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka vendosur sanksione të tjera ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.
Pasditen e sotme, Johnson deklaroi se aksionet e të gjitha bankave kryesore ruse do të jenë të ngrira dhe do të përjashtohen nga sistemi financiar i Britanisë. Kompanitë e mëdha ruse do të kanë të pamundur të kryejnë transaksione në tregjet e Mbretërisë së Bashkuar.
Linja ajrore Aeroflot do të ndalohet të kryejnë fluturime në Britaninë e Madhe. Gjithashtu, Mbretëria e Bashkuar do të ndalojë eksportet e produkteve të teknologjisë së lartë dhe pajisjeve të rafinerisë së naftës.
Johnson bëri të gjithashtu se mundësia për të përjashtuar Rusinë sistemi i pagesave “Sëift” është ende një opsion. Sanksione të ngjashme, Kryeministri britanik tha se do të aplikohen edhe për Bjellorusinë për shkak të rolit që ka patur në sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës. /tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al