
22:00 29/09/2021
Borell dhe Wang Yi kanë diskutuar një sërë çështjesh të rëndësishme
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell tha se Kina dhe BE-ja kanë mosmarrëveshje, por ato duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku.
“Përfaqësuesi i Lartë vuri në dukje se ndërsa mosmarrëveshjet ende vazhdojnë , BE dhe Kina duhej të vazhdojnë angazhimin intensivisht në një numër fushash të rëndësishme“, tha BE.
BE-ja po mban një qëndrim më të butë ndaj Kinës, një nga partnerët e saj më të rëndësishëm tregtarë në ndryshim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila arriti një marrëveshje të re sigurie me Britaninë dhe Australinë, për të kundërshtuar ndikimin në rritje të Kinës.
Ndërsa ministri i Jashtëm kinez Wang tha se të dyja palët duhet të dialogojnë për të rritur besimin politik. Borrell theksoi edhe nevojën për një koordinim të fortë lidhur me Afganistanin si në aspektin politik ashtu edhe humanitar. Ata gjithashtu prekën tema të tilla si ndryshimi i klimës dhe lufta kundër pandemisë.
Ky është takimi i 11-të i dialogut strategjik BE-Kinë, ndërsa i radhës mendohet të jetë para fundit të vitit.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al