Borrell flet para takimit Kurti-Vuçiç: Ky dialog nuk do të jetë i lehtë, por është rruga e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së!

Shefi i Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell, ka arritur në objektin e BE-së, ku bashkë me Emisarin Special të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, do të takojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Borrell deklaroi se janë të vetëdijshëm që dialogu mes Kosovës e Serbisë nuk do të jetë i lehtë, por siç tha ai, është rruga e Kosovës dhe Serbisë drejt Bashkimit Evropian.

“Është kënaqësi të takoj dhe të mirëpres në Bruksel presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, jo shumë kohë pas vizitës bilaterale në Bruksel”.

Borrell tha “Unë atëherë i kam inkurajuar të dy që të vazhdojnë me takimet në kuadër të dialogut, pa vonesa, dhe me fokusin për të prodhuar rezultate pavarësisht të gjitha pengesave ekzistuese”.

“Ne e dimë se ky dialog nuk do të jetë i lehtë, por ky proces dhe përkushtimi i sinqertë nga të dyja palët është i nevojshëm për të mirën e popullit të Kosovës dhe Serbisë. Le të jemi të qartë – dialogu dhe rezultati i tij është rruga drejt të ardhmes europiane për të dyja vendet”, theksoi ai.

Ndër të tjera Borrell u shpreh se “Është momentum i ri në Europë për Ballkanin Perëndimor dhe mendoj se është e rëndësishme për tërë rajonin që ta shohin këtë mundësi”.

“Kjo mundësi është për gjithë rajonin, jo veç për Kosovën dhe Serbinë, sepse marrëdhëniet mes tyre janë shumë të rëndësishme për stabilitetin e gjithë rajonit”, theksoi Borrell.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *