Borrell ftoi me urgjencë Kosovën e Serbinë në takim, zv.kryeministri i Kosovës udhëton drejt Brukselit

borrell ftoi me urgjence kosoven e serbine ne takim zv kryeministri i kosoves udheton drejt brukselit
borrell ftoi me urgjence kosoven e serbine ne takim zv kryeministri i kosoves udheton drejt brukselit

Zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili është përgjegjës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka udhëtuar sonte në Bruksel me ftesë të përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borell.

“Zëvendëskryeministri Bislimi ka udhëtuar për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në takime në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë”, ka njoftuar zyra e tij.

Gjatë pasdites së sotme, Borell bëri një thirrje urgjente për Prishtinën e Beogradin që të shkojnë në Bruksel në mënyrë që të gjendet një zgjidhej në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës, të shkaktuar nga vendimi i qeverisë Kurti për targat.

Ai shtoi se duhet një marrëveshje para 21 nëntorit, datë kjo kur do të fillojnë gjobat në veri për ata që nuk kanë targat RKS.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts