Borrell i prerë: Tani të flasim për zgjidhje me dy shtete

borrell i prere tani te flasim per zgjidhje me dy shtete

borrell i prere tani te flasim per zgjidhje me dy shtete

18:20 22/01/2024

Netanjahu, kundër fundit të luftës në këmbim të pengjeve

Sa më shumë e kundërshton Benjamin Netanjahu, krjimin e një shteti palestinez, aq më shumë po e theksojnë zgjidhjen me dy shtete, partnerët ndërkombëtarë të Izraelit.

I prerë në këtë thirrje ishte shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian Josep Borrell, në takimin e përmuajshëm të kryediplomatëve të unionit në Bruksel.

Josep Borrell, kreu i Politikës së Jashtme të BE: Mendoj se duhet të reshtim së diskutuari për procesin e paqes. Tani të fillojmë të flasim më konkretisht për procesin e zgjidhjes me dy shtete, sepse për ka shumë mënyra për të arritur paqen.

Deklarata e Borrellit u bë pasi kryeministri izraelit u tregua po ashtu i prerë të Dielën, kur i mbylli derën të njëjtit propozim të bërë më herët edhe nga presidenti Biden. Netanjahu refuzoi edhe propozimin më të fundit të Hamasit për ndalimin e luftës në këmbim të lirimit të pengjeve.

Benjamin Netanyahu: Asgjë nuk e zëvendëson fitoren e plotë me shkatërrimin e Hamasit dhe kthimin e të gjithë pengjeve.

Drejtuesit e Hamasit, në kundërpërgjigje thanë se pengjet nuk do të lirohen kurrë nëse nuk i jepet fund luftës. Këmbëngulja e Netanjahut shkaktoi protesta masive anti-qeveritare në Tel Aviv. Ndërsa familjarët e pengjeve, në shenjë proteste mësynë në komisionet parlamentare duke bllokuar punën.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts