Borrell: Merreni seriozisht kërcënimin bërthamor rus

11:24 24/09/2022

Turqia kundër referendumeve. Pro integritetit territoral të Ukrainës

Për shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Zhozef Borrej, kërcënimet bërthamore të Vladimir Putinit ndaj perëndimit duhen marrë seriozisht.

“Është sigurisht një moment i rrezikshëm pasi ushtria ruse është vënë me shpatulla pas murit dhe reagimi i Putinit që kërcënon me armë bërthamore është shumë i keq.”

Në një intervistë për BBC, Borrej thotë se edhe nëse i jepet fund luftës, paqja nuk do të arrihet dhe do të vazhdohet me rrezikun e shpërthimit të një tjetër lufte. Situata është përshkallëzuar edhe nga referendumet që po mbahen prej të premtes në 4 rajonet ukrainase të pushtuara nga Rusia, për bashkimin e tyre me Federatën Ruse.

Liderët e G7-ës dënuan ashpër këtë referendum. Kundër renditet edhe Turqia, aleate e NATO-s me qëndrimin më të butë ndaj Moskës. Zëdhënësi i presidentit turk Ibrahim Kalin thotë se vendi i tij është plotësisht me Ukrainën dhe mbështet integritetin territorial të këtij vendi.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *