Borrell paraqet rastin “Thaçi”

borrell paraqet rastin thaci

borrell paraqet rastin thaci

13:58 14/12/2022

Arrestimi në zyrë i ish-presidentit kosovar shembull si duhet vepruar me liderë nën akuzë

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, për politikën e jashtme Josep Borrell, mori si shembull Kosovë ndërsa po fliste në Forumin për të Drejtat e Njeriut e mbajtur në Bruksel.

Borrell tha se BE-ja formon mekanizma të veçantë për të vënë drejtësinë për vendet që dalin nga konfliktet. Këtu Borrell përmendi ish-presidentin Hashim Thaçi, për të cilin tha se u arrestua nga policia e tyre, EULEX dhe u dërgua për t’u gjykuar.

“Ne po formojmë ata që i quajmë mekanizma të veçantë për zgjidhjet e post-konflikteve. Këtu dua ta përmend Kosovën. Dhomat e Specializuara të Kosovës, në të cilat ish-presidenti i Kosovës është tani në Hagë duke pritur për gjykimin. Misioni ynë i policisë në Kosovë ishte i ngarkuar për ta arrestuar atë derisa ishte në detyrë ne zyre dhe për ta dërguar në Hagë për t’u përballur me drejtësinë”, ka thënë Borrell.

Borrell në këtë forum përmendi edhe disa nga shtetet ku ka shkelje të të drejtave të njeriut, si Rusia, Bjellorusia e shtete të tjera.

Duke pranuar se refreni ne vite I fjalimeve te tij kane qene kryesisht lufta ndaj korrupsionit, kundër dezinformimit dhe vendosja e shtetit ligjor Borrell tha se bari i keq mbin gjithandej. Duke iu referuar rastit të eurodeputetes greke Kaili, Josep  Borrell tha se ky është një mësim për të gjithë në PE që do të dëshmojë sa seriozisht do të trajtohet kjo çështje.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts