Borrell: Për rindërtimin e Ukrainës, të përdorim paratë që u kemi marrë rusëve

16:05 09/05/2022

Kryediplomati i BE-së deklaron se në këtë mënyrë Rusia do të paguajë për dëmshpërblimet e luftës

Bashkimi Europian duhet të marrë në konsideratë ngrirjen e rezervave të Rusisë në valutë të huaj dhe të përdorë këto para për rindërtimin e Ukrainës pas përfundimit të luftës. Kështu deklaroi shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, në një intervistë për “Financial Times”.

“Komisioni Europian ka thënë se çmimi i rindërtimit mund të arrijë në qindra-miliarda Dollarë dhe kryeqendrat e BE-së duhet ta shqyrtojnë mundësinë e sekuestrimit të rezervave të ngrira të valutës ruse për të ndihmuar në financimin e rindërtimit në Ukrainës pas luftës”.

Borell theksoi se një lëvizje e tillë  do të ishte e ngjashme me atë të Uashingtonit, kur përdori asetet e ngrira të Bankës Qendrore afgane, pas kthimit të talibanëve në pushtet, për të ndihmuar Afganistanin e shkatërruar nga lufta.

“Ne i kemi paratë në xhepat tona dhe dikush duhet të më shpjegojë pse një vendim i tillë mund të vlejë për paratë afgane dhe jo për ato ruse”.

Kryediplomati europian nëvizoi se një vendim i tillë mund të jetë një nga mënyrat përmes së cilave Rusia mund të detyrohet që të paguajë “dëmshpërblimet e luftës” për sulmin kundër Ukrainës.

“Kjo është një nga pyetjet më të rëndësishme politike që aktualisht është në tavolinë: kush do të paguajë për rindërtimin e Ukrainës?”

Deri më tani vendet perëndimore kanë ngrirë 300 miliardë Dollarë në valutë të huaj nga rezervat e Rusisë, si kundërpërgjigje për luftën në Ukrainë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com