Borrell: Pesë milionë njerëz mund të ikin nga Ukraina, nëse vazhdohet me bombardimet

17:00 07/03/2022

Shefi i politikës së jashtme të BE thotë se vendet e Europës lindore duhet të ndihmohen

Rreth pesë milionë ukrainas pritet të ikin nga vendi nëse bombardimet  nga Rusia në Ukrainë vazhdojnë. Kështu deklaroi shefi i politikës së jashtme Josep Borell.

“Në vetëm një javë ne kemi 1.5 milionë refugjatë. Nëse bombardimet vazhdojnë dhe nëse ata nuk ndalin bombardimet në qytetet ukrainase, do të përballemi me 5 milionë njerëz”.

Borell nënvizoi se Europa duhet të përgatitet për një largim masiv të qytetarëve ukrainas pas sulmit ushtarak rus në Ukrainë.

“Konkretisht, ne duhet të mobilizojmë të gjitha burimet e BE-së për të ndihmuar ato vende që pranojnë refugjatë. Ne duhet të ndihmojmë Poloninë dhe të gjitha ato vende  që kufizohen me Ukrainën në mënyrë që të krijohen kushtet e nevojshme për të marrë këta njerëz”.

Duke folur përpara takimit ministror të BE-së, Borrell tha se duhet të ketë një vizion të gjerë politik në mënyrë që i gjithë komuniteti ndërkombëtar të dënojë veprimet e Rusisë. Ai vuri në dukje se prioriteti kryesor duhet të jetë ndihma që u duhet dhënë këtyre refugjatëve.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com