Borrell: Qeveria ruse kërkon të destabilizojë Bashkimin Evropian dhe anëtarët e tij

Qeveria ruse kërkon që të destabilizojë Bashkimin Evropian dhe anëtarët e tij. Kështu deklaroi përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell. Sipas tij, Bashkimi Evropian duhet të flasë me një zë ndaj Rusisë, me të cilën nuk mund të llogarisë në përmirësimin e marrëdhënieve së shpejti.

“Rusia nuk dëshiron të flasë me Bashkimin Evropian, ajo preferon të flasë drejtpërdrejt me disa anëtarë që janë të rëndësishëm në sytë e saj. Bashkimi Evropian duhet të tregojë unitet në mënyrë që ta detyrojë Rusinë të flasë me të”, -tha Borrell.

Ai paraqiti një dokument mbi marrëdhëniet e BE-së me Rusinë të mërkurën me rekomandime se si të përmirësohet zbatimi i politikës evropiane ndaj Rusisë. Krerët e vendeve anëtare të BE-së do të diskutojnë këto rekomandime në një samit javën e ardhshme.

“Nëse vendet anëtare i miratojnë këto rekomandime, ata do të duhet të sigurojnë që ato të ndiqen dhe të mos lejojnë që Rusia të na ndajë”, -tha Borrell. Ai theksoi se marrëdhëniet e mira midis BE-së dhe Rusisë nuk duhet të priten shumë shpejt. “Në rrethanat aktuale, një partneritet i ri midis Rusisë dhe BE-së, i cili do të lejojë një bashkëpunim më të ngushtë, duket një e ardhme e largët”, -pohoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *