Borrell thirrje Kosovës dhe Serbisë: Palët të intensifikojnë punën për marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obligative për normalizim të marrëdhënieve

Shefi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në Samitin Bërdo ka takuar kryeministrin Albin Kurti. Përmes një shkrimi në “Twitter”, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të punojnë më shumë drejt marrëveshjes përfundimtare.

“Diskutuam marrëveshjen e javës së kaluar në mes të Beogradit dhe Prishtinës me Albin Kurtin – si hap i rëndësishëm që duhet implementuar”, ka shkruar ai.

“Thërras të dyja palët që ta intensifikojnë punën për marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obligative për normalizim të marrëdhënieve me ndërmjetësimin e dialogut nga BE”.

Kryeministri Kurti pas takimit me presidentin serb Vuçiç ka thënë se është diskutuar për Procesin e Berlinit; lëvizja e lirë dhe njohja e diplomave.

Kurti ka shkruar se Kosova mbështet të gjitha marrëveshjet të cilat të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Në takimin me kancelaren Angela Merkel, presidentin Emmanuel Macron dhe presidentin e Serbisë ne folëm për Procesin e Berlinit, lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave. Ne mbështesim marrëveshjet në të cilat të gjitha gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor trajtohen si të barabarta dhe qytetarët janë përfituesit e fundit”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndërkaq Vuçiç tha se “do të vazhdojmë dialogun, dhe tema e parë duhet të jetë Asociacioni i Komunave Serbe (ZSO)”.

“Sigurisht, ne do të vazhdojmë dialogun, por tema e parë duhet të jetë Asociacioni i Komunave Serbe, ashtu siç ishte shkruar në deklaratën e BE-së”, tha Vuçiq, transmeton Telegrafi.

Vuçiç ka shtuar se Serbia nuk mund të hyjë në BE pa zgjidhur çështjet me Kosovën. Ai iu referua gjithashtu zgjerimit, duke thënë “disa nuk donin të jepnin një datë, sepse disa kanë zgjedhje në vendet e tyre në periudhën e ardhshme në Evropën Perëndimore”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *