Borxhet e shumta detyrojnë Interin t’i fiksojnë çmimin Lukakut, ja sa kushton gjiganti belg



Statistika e regjistruar nga “Corriere dello Sport” për situatën financiare të Interit është që më 30 qershor 2020, klubi zikaltër kishte rreth 88 milionë euro në arkë; më pas u mor një huazim i detyruar që solli, në korrik, 67 milionë.

LUKAKU

Rreth 25 milionë u siguruan nga sponsori i fanellës, 69 nga UEFA (të ndarë në 49,5 për Ligën e Kampioneve dhe 19,4 për Ligën e Europës); rreth 5 milionë nga sponsorë të tjerë; 85-90 milionë plus 12 të sezonit të kaluar nga të drejtat televizive. Ndërkohë që nga merkatoja del një borxh neto prej 135,2 milionë eurosh, që vështirë se Interi do t’i përballojë pa ndihmë të jashtme. Duhet një shitje brenda muajit qershor.

Tani edhe Romelu Lukaku ka një çmim, që sipas drejtuesve interistë është 120 milionë euro, rreth 40 më shumë nga shifra e paguar për ta afruar në Milano.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *