Boshatisen zonat e zjarreve në Turqi

11:37 06/08/2021

Banorët po largohen me makina dhe mjete lundruese drejt qyteteve të tjera për të qenë të sigurt

Kjo është pamja e qiellit në Mugla të Turqisë, një nga zonat më të goditura nga flakët. Gjithçka duket gri.

Këto janë pamjet me dron të dëmeve të shkaktuara nga flakët që vijojnë të jenë aktive prej 10 ditësh në Antalia.

Shumë lagje janë shkrumbuar, sipërfaqe të tërë jeshile është djegur. Zonat e zjarreve tashmë janë boshatisur. Të vetmit banorë janë forcat zjarrfikëse që po vijojnë luftën me flakët.

TĂ« gjithĂ« po largohen pĂ«r nĂ« zona tĂ« tjera tĂ« vendit pĂ«r t’i shpĂ«tuar rrezikut. Dikush ikĂ«n me makinĂ«n personale, me autobus apo me mjete lundruese.

Mes tyre ka edhe shumë fëmijë, të moshuar dhe turistë që kishin shkuar në Antalja për të kaluar pushimet. Në zonë më së shumti beteja vijon nga ajri me helikopterë dhe avionë. Veç mjeteve të autoriteteve turke, kanë mbërritur ndihma edhe nga shtete të tjera ndërsa disa helikopterë janë marrë me qira nga Rusia.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *