Bosi i mafias turke shndërrohet në fenomen Youtube dhe rrezik për Erdoganin

Nga trafikimi i dyshuar i drogës, te vrasjet e deri te transferimet e armëve tek militantët islamikë, Sedat Peker, bos i mafias në Turqi, është shndërruar në një fenomen në YouTube me videot e tij që kërcënojnë pushtetin e presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Peker, 49-vjeçar, i cili dikur mbështeste hapur Partinë e Erdogan, ka lëshuar video të gjata gati 90 minutëshe nga baza e tij e deklaruar në Dubai, duke hedhur akuza të forta ndaj politikanëve në Turqi, kryesisht atyre në partinë e Erdogan.

Videot javore në YouTube janë parë më shumë se 75 milion herë, duke shkaktuar një trazirë, duke rritur shqetësimet mbi korrupsionin e shtetit turk dhe duke i vendosur zyrtarët në mbrojtje.

Videot gjithashtu kanë ekspozuar përçarjet e pretenduara midis fraksioneve rivale brenda partisë në pushtet dhe i kanë shtuar problemet Erdogan, i cili duhet të merret edhe me problemet e Covid-19 dhe krizën ekonomike.

I veshur me një jelek ose një këmishë që tregon një medalion, Peker tallet me kundërshtarët e tij nga prapa një tavoline me shënime të rregulluara mjeshtërisht, tespihe dhe libra, duke premtuar se do ti rrëzojë ata vetëm me një “trekëmbësh dhe një aparat fotografik”.

Videot e tij fillestare kishin në shënjestër ish-Ministrin e Brendshëm Mehmet Agar dhe djalin e tij, Tolga, një ligjvënës i partisë në pushtet, të cilin ai e akuzoi për përdhunimin e një studente kazake dhe më vonë mbulimin e vrasjes së saj si një vetëvrasje.

Mehmet Agar, tregon Peker, përvetësoi një marinë luksoze që mund të ishte përdorur në operacionet e trafikut të drogës.

Videot e mëvonshme ngritën akuza kundër njerëzve të biznesit dhe figurave të medias pranë qeverisë, si dhe djalit të ish-kryeministrit Binali Yildirim, duke pretenduar se ai ishte i përfshirë në kontrabandën e drogës nga Venezuela.

Por shënjestra e sulmeve më të forta dhe tallëse të Peker është Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu, të cilin ai e akuzon për abuzim me pushtetin dhe korrupsion ndërsa e akuzon se synonte të bëhej president i Turqisë.

Peker justifikon gjithçka duke thënë se Soylu e tradhtoi atë pavarësisht ndihmës së udhëheqësit të krimit për të mposhtur një fraksion rival brenda partisë në pushtet.

Të gjithë ata që janë të implikuar kanë hedhur poshtë akuzat e Peker.

Në një pretendim shpërthyes me dimensione ndërkombëtare, shefi i mafies tha se një ish këshilltar i sigurisë i Erdoganit i akuzuar për udhëheqjen e një force paraushtarake u kishte dërguar armë militantëve të lidhur me Al-Kaidën në Siri.

Erdogan injoroi videot e Peker për javë të tëra, por theu heshtjen e tij në 26 maj, kur hodhi poshtë pretendimet e mëparshme nga udhëheqësi i mafias si një komplot kundër Turqisë.

“Ne do t’i prishim këto lojëra, këto komplote. Askush nuk duhet të dyshojë se ne do ta prishim këtë operacion të pahijshëm. Ne ndjekim anëtarët e bandave kriminale kudo në botë që ata të ikin … Ne nuk do t’i lëmë vetëm këta kriminelë derisa t’i sjellim përsëri në vendin tonë dhe t’i dorëzojmë në gjyqësor”, është shprehur Erdogan.

Peker iu përgjigj Erdoganit atë javë dhe sugjeroi që i forti turk mund të jetë në qendër të videove të ardhshme. Ai më vonë tha se do të fliste për Erdogan pas takimit të tij me Presidentin e SHBA Joe Biden më 14 qershor në mënyrë që të mos “dobësonte dorën e tij”.

Ndërkohë, partitë e opozitës kanë kapur akuzat për të kërkuar dorëheqjet e figurave të implikuara si dhe nisjen e hetimeve parlamentare dhe gjyqësore. Kujtojmë se, autoritetet turke kanë lëshuar një urdhër të ri për arrestimin e Peker.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *