Bosi i medias me pasuri 17 miliardë dollarë ndahet nga gruaja e katërt, detajet e divorcit mbahen sekret

Baroni i medias miliarderi Rupert Murdoch po divorcohet nga Jerry Hall pas gjashtë vitesh martesë, u raportua sot.

Ky do të jetë divorci i katërt i 91-vjeçarit Murdoch – dhe martesa e tij më e shkurtër – megjithatë Hall, 65 vjeç, nuk ishte martuar më parë përpara se të lidhte kurorë me titanin e medias, në mars 2016, i cili është 23 vjet më i madh se ajo.

Më parë ajo ishte në një lidhje afatgjatë me rockerin e Rolling Stones, Mick Jagger, me të cilin ka katër fëmijë, por të dy nuk u martuan kurrë gjatë lidhjes së tyre 22-vjeçare.

Murdoch, i cili ka një pasuri prej 17.7 miliardë dollarësh, ka gjithsej gjashtë fëmijë: vajzën Prudence MacLeod me gruan e tij të parë Patricia Booker, vajzën Elisabeth dhe djemtë Lachlan dhe James me gruan e tij të dytë Anna Mann dhe vajzat Chloe e Grace, të cilat i ndan me gruan e tretë Wendi Deng.

Detajet e divorcit të Murdoch dhe Hall nuk janë bërë ende të ditura, teksa Neë York Times thjesht raportoi se kishte folur me “dy persona që kishin dijeni për vendimin”.

DailyMail.com ka kontaktuar me përfaqësuesit e Murdoch dhe Hall për koment.

Dyshja u martuan në Londër në mars 2016 në një ceremoni në Spencer House, e cila ka pamje nga Green Park, pas një romance të stuhishme pesë-mujore.

Në atë kohë, manjati i medias shprehu gëzimin e tij për bashkimin, duke postuar në Twitter menjëherë pas ceremonisë se do të bënte një pushim nga rrjetet sociale për të shijuar jetën e porsamartuar.

“Nuk ka më postime në Twitter për dhjetë ditë apo kurrë!” ai shkroi. ‘Ndihem si njeriu më me fat dhe më i lumtur në botë.’

Një ditë pas ceremonisë së tyre zyrtare, çifti organizoi një ceremoni më luksoze, ku morën pjesë të dhjetë fëmijët e tyre.

Dy vajzat e Hall dhe dy vajzat më të vogla të Murdoch vepruan si shoqëruese të nuses, ndërsa djali i manjatit të medias Lachlan u kuptua se kishte kryesuar ceremoninë e parë të çiftit.

Pas festimeve të dasmës, Hall ndau një foto të porsamartuarve të atëhershëm duke pozuar me të gjithë fëmijët e tyre, duke shkruar pranë saj: ‘Familja ime e bukur!’

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.