Bosnja dënon me 6 muaj burg ish-ministrin e Sigurimit, Sadik Ahmetoviç

Një gjykatë në Bosnje e Hercegovinë dënoi ish-ministrin e Sigurimit, Sadik Ahmetoviç, me gjashtë muaj burgim, për shkak të abuzimit me detyrën. Gjykata në Sarajevë konstatoi se Ahmetoviç ka shfrytëzuar pozicionin e tij për t’i siguruar punë fiktive një personi, gjë që ka pasur kosto mbi buxhetin e shtetit.

Adnan Bektiç, i cili ka përfituar paga dhe mëditje të paligjshme në periudhën 2011-2012, u urdhërua t’i kthejë shtetit 9,600 dollarë. Ahmetoviç tha se do ta apelojë vendimin dhe shtoi se rasti kundër tij është i motivuar politikisht. Ai ka qenë ministër i Sigurimit në Bosnje nga viti 2009 deri më 2012. Për kohë të gjatë, ka qenë anëtar i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA), ndërsa në maj të vitit 2017 është përjashtuar nga kjo parti.

Aktualisht, Ahmetoviç është anëtar i partisë së re Blloku i Pavarur.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *