Bota dënon ashpër sulmin kundër Izraelit

bota denon ashper sulmin kunder izraelit

12:36 08/10/2023

Shumë liderë ndërkombëtarë kanë bërë thirrje për armëpushim dhe vetëpërmbajtje

SHBA, por edhe vende të tjetra në mbarë botën dënuan sulmet e Hamasit kundër Izraelit.

Presidenti  Joe Biden është shprehur se mbështetja e administratës së tij për sigurinë e Izraelit është “e fortë dhe e palëkundur”.

“Nuk ka asnjë justifikim për terrorizmin. Ne qëndrojmë në solidaritet me qeverinë dhe popullin e Izraelit dhe shprehim ngushëllimet tona për jetët izraelite të humbura në këto sulme,

tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken në një deklaratë të lëshuar nga Departamenti i Shtetit.

Presidenti Emmanuel Macron dënoi ashpër sulmet duke thënë “Shpreh solidaritetin tim të plotë me viktimat, familjet e tyre dhe ata që janë afër tyre”.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dënoi sulmet që përbëjnë sipas saj “terrorizëm në formën e tij më të neveritshme” dhe konsideroi se Izraeli kishte “të drejtën për të mbrojtur veten”. Nga ana tjetër kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, dënoncoi marrjen peng “të tmerrshme” të civilëve dhe bëri thirrje për lirimin e tyre “të menjëhershëm”.

Për konfliktin kanë reaguar edhe Kina dhe Rusia.

“Kina është thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin aktual të tensioneve dhe dhunës midis Palestinës dhe Izraelit dhe u bën thirrje të gjitha palëve të interesuara të qëndrojnë të qetë dhe të ushtrojnë përmbajtje, të pushojnë menjëherë zjarrin, të mbrojnë civilët dhe të parandalojnë përkeqësimin e mëtejshëm të situatës”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Jashtme kineze.

Ndërsa në deklaratën e lëshuar nga ministria e Jashtme ruse shkruhet : “Ne u bëjmë thirrje palëve palestineze dhe izraelite për një armëpushim të menjëhershëm, të heqin dorë nga dhuna dhe të tregojnë përmbajtjen e nevojshme”.

Zëvendësministri i Jashtëm rus dhe i dërguari i Kremlinit për Lindjen e Mesme dhe Afrikën, Mihail Bogdanov, ka bërë me dije se ai është “në kontakt” me të gjitha palët e përfshira.

Vende të tjera që kanë dënuar përshkallëzimin e dhunës janë Turqia, Kanadaja, Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Japonia etj.

Klan News


bota denon ashper sulmin kunder izraelit

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts