Bota do përballet me mungesa më të rënda ushqimore 

11:48 05/05/2022

Raporti nga Programi Botëror i Ushqimit ngre alarmin se agresioni rus do ketë një ndikin shkatërrues në vendet e varfra

Vendet në mbarë botën ka të ngjarë të përballen me mungesa edhe më të rënda ushqimore në vitin 2022 nëse agresioni rus në Ukrainë do të vijojë me vite me rradhë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres vuri në dukje në një raport të publikuar nga Kombet e Bashkuara, se bota po përballet me një krizë të paprecedentë urie, me çmimet e ushqimeve që nuk kanë qenë kurrë më të larta dhe jetesa për një pjesë të madhe në të gjithë botën po vështirësohet gjithnjë e më shumë.

Guterres u shpreh se situata në Ukrainë po përkeqëson një krizë ushqimore, energjie dhe financiare që do të ketë një ndikim shkatërrues në vendet më të cenueshme të botës.

Kryeekonomisti nga Programi Botëror i Ushqimit Arif Husain në një intervistë është shprehur se siguria ushqimore e disa prej vendeve më pak të begata të botës do të ndikohet shumë nga konflikti i vazhdueshëm.

“Pra, tani vendoseni veten në një pozicion ku në një vend me të ardhura të ulëta ose në një vend akoma dhe më të varfër pjesa më e madhe e të ardhurave shpenzohet për ushqim. Dhe papritmas ushqimet do të rriten derisa çmimet të kalojnë kolaps. Kjo është ajo që ne po shohim në shumë pjesë të botës”.

I lëshuar së bashku nga 17 agjenci, duke përfshirë Programin Botëror të Ushqimit (WFP) dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, raporti tregon një pasqyrë për situatën ushqimore të 53 vendeve në vitin 2021 dhe parashikon situatën në 2022 për 41 vende.

Ky raport vitin e kaluar tregoi se 193 milionë njerëz në 53 vende ishin në rrezik të pasigurisë ushqimore, një rritje e konsiderueshme nga viti 2020, ndërsa situata globale e sigurisë ushqimore pritet të përkeqësohet në vitin 2022.

Meqenëse Rusia dhe Ukraina janë eksportuesit kryesorë në botë të një game të gjerë të kulturave ushqimore, konflikti midis të dyjave mund të përkeqësojë shumë krizën ekzistuese të ushqimit, paralajmëron raporti.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.