Bota ‘e gjunjëzuar’ nga koronavirusi, shkon në 300 milionë numri i të infektuarve

Numri i infeksioneve globale me COVID ka kaluar shifrën 300 milionë. U desh më shumë se një vit për të arritur shifrën 100 milionë dhe vetëm pesë muaj për 100 milionëshin e fundit të të infektuarve, ndërsa bota përballet me variantin shumë ngjitës Omicron.

Profesionistët e shëndetësisë dhe pacientët e Londrës janë goditur rëndë nga varianti Omicron, duke bërë që qeveria të dërgojë 200 pjesëtarë të ushtrisë, përfshirë 40 mjekë, në spitalet e qytetit.

Kritikët e Shërbimit Shëndetësor të vendit thonë se përhapja masive e Omicronit po ekspozon të metat e sistemit mjekësor të vendit.

Guvernatori i Virxhinias Perëndimore në Shtetet e Bashkuara tha të enjten se për shkak të variantit Omicron ai po kërkon autorizim nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve për të ofruar një dozë të katërt të vaksinës COVID për banorët 50 vjeç e lart në shtetin e tij.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se një variant i ri i koronavirusit i zbuluar së fundmi në Francë nuk përbën arsye për shqetësim aktualisht.

Shkencëtarët e një fondacioni mjekësor në Marsejë thonë se e zbuluan variantin e ri në dhjetor tek 12 pacientë që banojnë pranë këtij qyteti. Pacienti i parë rezultoi pozitiv pasi udhëtoi në Kamerun të Afrikës.

Studiuesit thanë se kanë identifikuar 46 mutacione në variantin e ri, të cilat mund ta bëjnë atë më rezistent ndaj vaksinave dhe më ngjitës se koronavirusi origjinal./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *