Bota në alarm nga 18 tonë mbetje të raketës hapësinore kineze

16:00 07/05/2021

Do të bien në fundjavë mbi tokë, por nuk dihet ku

Mbetjet e një rakete hapësinore kineze që pritet të bjerë në tokë gjatë fundjavës kanë alarmuar autoritetet e disa vendeve të botës. Bëhet fjalë për mbetjet e raketës Long March 5b që u përdor për të hedhur në hapësirë modulin e parë të stacionit të ri hapësinor kinez muajin e kaluar.

Ajo që shqetëson veçanërisht autoritetet amerikane është fakti që bëhet fjalë për mbetje me peshë 18 tonë, ndër më të rëndat prej dekadash dhe që po lëvizin në mënyrë të pakontrolluar në atmosferë. Frika e amerikanëve është se mbetjen gjigante të raketës mund të bien në zona të banuara dhe të shkaktojnë një masakër të vërtetë.

Pentagoni megjithatë ka hedhur poshtë zërat e përhapur nëpër media se ushtria amerikane po përgatitet ta godasë për ta asgjësuar. Komanda e ushtrisë amerikane ka urdhëruar që lëvizja e mbetjeve të mbahet nën monitorim. Sakaq, Pekini garanton se rënia e tyre nuk do të shkaktojë asnjë dëm.

Raketa është pjesë e misionit për dërgimin e materialeve të nevojshme për stacionin hapësinor të përhershëm kinez. Për dërgimin e tyre duhen dërguar 11 raketa. 

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *