
14:55 22/05/2022
Fenomene të pazakonta të motit janë raportuar në shumë vende të botës
Bota vazhdon që të paguajë një çmim shumë të lartë për ndryshimet klimatike. Fenomene të çuditshme e hera-herës edhe të frikshme po ndodhin gjithnjë e më shumë në shumë vende të botës.
Termometri në Spanjë shënoi 40 gradë Celsius, një temperaturë shumë herë më e lartë se ajo e zakonshmja në këtë periudhë të vitit. Agjencia Kombëtare e Motit paralajmëroi për temperatura të larta në 10 rajone spanjolle.
Në Norvegji u shënua një tërmet me magnitudë 6 që goditi vendi. Sipas autoriteteve atje fatmirësisht nuk ka viktima apo të lënduar nga tërmeti.
Në Bangladesh dhe Indinë lindore, përmbytjet e shumta kanë prekur miliona njerëz dhe kanë shkaktuar më shumë se 50 viktima. Rajoni verilindor i Bangladeshit po përballet me disa nga përmbytjet më të renda në gati dy dekada.
Ndërsa në Indi lumenjtë kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në shtëpitë e banorëve dhe shkatërruar të korrat. Autoritet atje po transportojnë njerëzit në zona më të sigurta dhe po i ndihmojnë ata me ushqim dhe ilaçe.
Tornadot e fuqishme kanë prekur SHBA-në dhe Kanadanë. Tornadoja e së premtes shkaktoi plagosjen e 44 personave dhe vdekjen e 2 të tjerëve në Miçigan. Pemët u rrëzuan ndërsa u raportuan shumë dëme materiale.
Ndërsa në Kolorado reshje dëbore u shënuan në të gjithë shtetin. Temperaturat e ftohta si ato të dimrit aspak të zakonta në fund të pranverës lanë dhjetëra mijëra njerëz pa energji elektrike.
Klan News