“Bota shikon vrasjen e fëmijëve dhe hesht”, këshilltari i Zelenksyt thirrje liderëve: Rusia po bombardon Azovstal! Reagoni, gjaku i tyre do të jetë në duart tuaja

Këshilltari presidencial ukrainas, Mikhail Pontolyak ka deklaruar se Rusia po sulmon fabrikën e çelikut Azovstal.

“Rusia po godet fabrikën e çelikut Azovstal, me bomba”, ka bërë me dije Pontoliak.

Ai gjithashtu është shprehur i tronditur duke theksuar se njerëzit atje po përballen me një situatë të tmerrshme, dhe se  bota po shikojnë vrasjen e fëmijëve  nëpërmjet  videove të shpërndara dhe sërish hesht.

“Liderët fetarë dhe botërorë mund ta ndalojnë këtë duke organizuar korridore humanitare. Përndryshe, gjaku do të jetë edhe në duart e tyre”, ka thënë më tej ai.

Më herët Këshilli i qytetit të Mariupol bëri me dije se 1 000 civilë ishin strehuar në bodrumin e kësaj fabrike..

Ndërsa nga ana tjetër Rusi mohoi të ketë shënjestuar civilët.

Fqukeh3x0akiz3r

Fqukeh5xmaqbo4m

Fqukeh1wqac2nb2

Fqukeh4wuaodvcw

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts