Botërori 2022| Përgatitjet te Gjermania

22:42 29/11/2022

“Pancerat” duhet që të fitojnë në përballjen ndaj Kosta Rikës, e të shpresojnë të Spanja për kualifikimin

Për Gjermaninë nuk ka rëndësi që fitorja ndaj Kosta Rikës të jetë me gola, në takimin e fundit në Grupin E.

“Pancerat” duhet vetëm që të marrin tre pikët në sfidën e së enjtes, e të shpresojnë që kjo do të jetë e mjaftueshme për t’u kualifikuar në fazën e të 16-ve të Kampionatit Botëror.

Katër herë kampionët e botës kanë edhe një shans të fundit, ndërkohë që fati i tyre varet edhe nga rezultati i takimit tjetër të grupit, midis Spanjës dhe Japonisë.

Fitorja ndaj Kosta Rikës, e cila humbi 7-0 në ndeshjen e parë e ndaj Spanjës, së bashku me një triumf të “Furisë së kuqe” kundër Japonisë, do t’i kualifikojë si gjermanët, ashtu edhe spanjollët në fazën e eliminimit direkt.

Ndërsa në rast barazimi, apo të një fitoreje të “Samurajve blu”, atëherë gjithçka të vendosej nga diferenca e golave.

Gjermanët pësuan një humbje shokuese 2-1 në takimin e tyre të parë të botërorit nga Japonia. Ndërsa në sfidën ndaj “Furisë së kuqe” barazuan 1-1.

Presioni është i madh te “pancerat”, por në skuadrën e drejtuar nga Hansi Flik ka optimizëm se do ta kalojnë me sukses këtë sfidë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *