Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari të hënën deklaroi se kryeministri Edi Rama e ktheu Policinë e Shtetit në shërbim të grupeve kriminale dhe është përgjegjës kryesor për situatën kriminale në vend.
Në një shënim në Facebook, Braimllari thekson se ministri i Brendshëm duhet të sqarojë opinionin publik mbi mbështetjen që i ka dhënë Edi Rama, ai dhe policia e shtetit grupeve kriminale, duke i përdorur gjerësisht në fushatë në funksion të rilindjes.
Sipas tij, këta drejtues e kthyen Policinë e Shtetit në strukturë mbështetëse të grupeve kriminale.
“Ministri i Brendshëm dhe Policia e Shtetit janë nën këmbët e krimit të organizuar dhe as nuk guxojnë të bëjnë detyrën që i takon”, shkruan ai.
Braimllari thekson se policia e Shtetit ka humbur funksionin e saj jo sepse nuk ka profesionistë, por sepse ajo drejtohet drejtpërdrejt nga Edi Rama në shërbim të strukturave kriminale.
Shënimi i plotë:
Ministri i Brendshëm duhet të sqarojë opinionin publik mbi mbështetjen që i ka dhënë Edi Rama, ai dhe policia e shtetit grupeve kriminale duke i përdorur gjerësisht në fushatë në funksion të Rilindjes.
Këto drejtues e kthyen Policinë e Shtetit në strukturë mbështetëse të grupeve kriminale.
Ministri i Brendshëm dhe Policia e Shtetit janë nën këmbët e krimit të organizuar dhe as nuk guxojnë të bëjnë detyrën që i takon.
Edi Rama e ktheu Policinë e Shtetit në shërbim të grupeve kriminale dhe është përgjegjës kryesor për situatën kriminale në vend.
Policia e Shtetit ka humbur funksionin e saj jo sepse nuk ka profesionistë por sepse ajo drejtohet drejtpërdrejt nga Edi Rama në shërbim të strukturave kriminale.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al