Braimllari: Vrasjet dhe atentatet tregojnë qartë mungesën e funksionimit të Policisë së Shtetit






braimllari

Sekretari i Përgjithshëm, i LSI Endrit Braimllari, duke komentuar ngjarjet e fundit kriminale në vend, thotë se ato janë tregues i “mungesës së funksionimit te Policise se Shtetit e cila eshte kthyer ne nje strukture politike ne sherbim te krimit elektoral dhe jo ne funksionin e saj te ruajtjes se rendit dhe sigurise publike”.

Në një postim në rrjetet sociale, Braimllari thotë se Policia e Shtetit “eshte nen kembet dhe urdherat e krimit te organizuar”.

POSTIMI I PLOTE

Rendi dhe Siguria Publike eshte rrezikuar nga perdorimi politik i Policise se Shtetit ne masakren zgjedhore te 25 prillit.

Policia e Shtetit u perdor si kurre me pare si nje strukture e Rilindjes e cila ishte ne funksion te krimit te organizuar ne mbeshtetje te perfaqesuesve te partise shtet ne çdo bashki te vendit.

Policia e Shtetit eshte nen kembet dhe urdherat e krimit te organizuar.

Ngjarjet e fundit ne vend, me nje numer te larte vrasjesh dhe atentatesh ne kryeqytet por dhe ne qytetet kryesore te vendit tregojne qarte mungesen e funksionimit te Policise se Shtetit e cila eshte kthyher ne nje strukture politike ne sherbim te krimit elektoral dhe jo ne funksionin e saj te ruajtjes se rendit dhe sigurise publike.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *