Brazil, dorëhiqet ministri i Mbrojtjes

Ministri brazilian i Mbrojtjes, Fernando Azevedo e Silva njoftoi largimin nga posti i tij, disa orë pas paraqitjes së dorëheqjes nga një tjetër ministër i qeverisë së Bolsonaros.

“Falënderoj Presidentin e Republikës, të cilit i kam qenë plotësisht besnik gjatë kësaj periudhe prej më shumë se dy vjetësh (…) dhe po largohem nga Ministria me sigurinë e përmbushjes së misionit tim”, deklaroi Azevedo e Silva në një deklaratë, pa specifikuar arsyen e largimit të tij.

Pak para këtij njoftimi, një burim qeveritar konfirmoi se ministri i Punëve të Jashtme, Ernesto Araujo, kishte dhënë dorëheqjen e tij.

Ky vendim i Araujo-s pritej, për shkak të presionit në rritje nga ana e parlamentarëve, që kërkuan largimin e kreut të diplomacisë, i implikuar në politikën e dështuar antiCOVID-19 të Brazilit, që tejkaloi 312 000 vdekje brenda një viti.//ATSH

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *