Brazil, foshnja ulet në gjakun e prindërve të tij pasi ata qëllohen për vdekje

Një çift brazilian u qëllua për vdekje para djalit të tyre në mes të rrugës, duke lënë fëmijën jetim të ulur pranë tyre në një pellg gjaku.

Nicolas Elias Albuquerque do Prado, 18 vjeç dhe Cleidiana Pereira Alixandre, 19 vjeçe, kishin udhëtuar me djalin e tyre 10 muajsh me taksi në qytetin Alto Garcas të Premten, raportoi Daily Mail.

Kur dolën nga automjeti, çifti i ri u qëllua nga dy burra që besohet të jenë trafikantë droge, raportoi media.

Një grua e cila pa të gjithë skenën e tmerrshme tha se ata vrapuan me shpejtësi me një motoçikletë, dhe se nuk i njihte të dyshuarit.

Pamjet shqetësuese nga vendi i ngjarjes treguan foshnjën e mbuluar me gjak ndërsa ishte ulur duke qarë pranë trupave të prindërve të tij.

Megjithëse ai nuk u godit nga të shtënat, foshnja thuhet se u dërgua në spital për trajtim për plagët e marra kur ai ra në tokë.

Policia tha se prindërit e vrarë besohej se kishin lidhje me trafikun e drogës dhe bandat.

Do Prado ishte dënuar më parë për trafik droge dhe ishte nën hetim për dy akuza për grabitje, ndërsa Alixandre ishte arrestuar për marrjen e mallrave të vjedhura, raportuan mediat lokale.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *