Brazil, mbahen protesta me pjesëmarrje masive pro dhe kundër presidentit Bolsonaro

Në ditën kombëtare të Brazilit dhjetëra mijëra njerëz zhvilluan në shumë rajone të vendit protesta pro dhe kundër presidentit Jair Bolsonaro.

Bolsonaro, mbajti fjalime dhe përshëndeti ndjekësit e tij që mbushën rrugët në kryeqytetin Brasilia, si dhe në qytetet Rio de Janeiro dhe Sao Paulo.

Duke iu drejtuar qytetarëve në Brasilia ku filluan aktivitetet, Bolsonaro, iu referua Gjykatës së Lartë Federale (STF) dhe theksoi se “Në Brazilin tonë nuk ka vend për më shumë të burgosur politikë. Kreu i atij institucioni ose të merret me punët e tij ose ai institucion mund të përballet me gjëra që nuk duam të ndodhin”.

Ai theksoi se respekton çdo fuqi që përbën vendin e tij. “Nuk dëshirojmë asnjë ndarje dhe nuk duam të luftojmë me asnjë institucion. Por nuk mund të lejojmë që një person të rrezikojë lirinë tonë”, tha Bolsonaro.

“Asnjëherë nuk do të shkoj në burg”

Në fjalimin e tij në Sao Paulo, presidenti i Brazilit theksoi se nuk do të zbatojë vendimet që STF ka marrë. “U thoni atyre frikacakëve se asnjëherë nuk do të shkoj në burg”, shtoi Bolsonaro.

Protestat që vazhdojnë me pjesëmarrje masive pritet që zhvillohen deri në orët e ardhshme.

Në anën tjetër, me thirrjet e bëra nga mbështetësit e opozitës, rrugët e Brazilit kanë qenë skenë edhe e protestave kundër presidentit Bolsonaro.

Kundërshtarët ndaj qeverisë që janë mbledhur në rajone të ndryshme të vendit, zhvilluan protesta dhe kërkuan shkarkimin e Bolsonaro-s.

Mosmarrëveshjet mes presidentit Bolsonaro dhe STF filluan me lirimin e ish-presidentit Lula da Silva. Ato u intensifikuan me hetimet e hapura ndaj presidentit përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 2022 që po afrojnë dhe me kritikimin e sistemit zgjedhor nga Bolsonaro.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.