Brazili konfirmon dy rastet e para me variantin Deltacron

Brazili ka konfirmuar dy raste të infeksionit me variantin e ri Deltacron të koronavirusit, i cili kombinon karakteristikat gjenetike të varianteve Delta dhe Omicron, tha Ministri brazilian i Shëndetësisë Marcelo Queiroga.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka monitoruar përhapjen e Deltacron që nga fillimi i marsit, pasi u identifikua për herë të parë në Francë.

“ShĂ«rbimi ynĂ« i mbikĂ«qyrjes gjenomike ka identifikuar tashmĂ« dy raste nĂ« Brazil. NjĂ« nĂ« Amapa, njĂ« tjetĂ«r nĂ« Para,” tha Queiroga, duke iu referuar dy shteteve veriore.

Pavarësisht rënies së numrit të rasteve të reja të COVID-19 në Brazil, autoritetet shëndetësore duhet të qëndrojnë vigjilente, tha Queiroga, duke i kërkuar publikut që të vaksinohet plotësisht.

Brazili raportoi të hënën 11,287 raste të reja të COVID-19 dhe 171 vdekje të tjera nga sëmundja në 24 orë, duke grumbulluar 29,380,063 raste të konfirmuara dhe 655,249 vdekje që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë.

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.