Brazili pushtohet nga vala e padurueshme e të nxehtit

23:20 15/11/2023

Alarm i kuq është lëshuar në më shumë se 3 mijë qytete e fshatra nëpër Brazil, vend që po përballet me një valë të paprecedentë të nxehti. Rio de Janeiro regjistroi temperatura prej 42.5 gradë Celcius të dielën, një rekord për Nëntorin, ndërsa lagështia e madhe bënte që i nxehti të ndihej si 58.5 gradë Celsius, thanë autoritetet lokale.

Sipas asaj që shkruan BBC, janë më miliona të prekurit nga vala e të nxehtit që pritet të zgjasë të paktën deri të premten. Zyrtarët ia kanë atribuuar këtë valë të pazakontë të nxehti fenomenit El Niño dhe ndryshimeve klimatike.

Qyteti i São Paulo u përball me temperatura mesatare prej 37.3 gradë Celsius të martën pasdite, raportoi Instituti Kombëtar i Meteorologjisë (Inmet).

Jam e sfilitur, është e vështirë”, tha 22-vjeçarja Riquelme da Silva, duke folur në rrugë për agjencinë e lajmeve AFP. “Kur të shkoj në shtëpi shpëtim është uji ftohtë, në mos as nuk çohem dot, ndihem shumë e lodhur. Është e vështirë të flesh”.

Dora, një shitëse ambulante 60-vjeçare, e përshkruajti vapën si të padurueshme për ata që punojnë jashtë.

Inmet ka lëshuar alarm të kuq për një pjesë të madhe të shtetit. Kjo sugjeron se temperaturat mund të jenë 5 gradë mbi mesataren për më shumë se 5 ditë dhe mund të përbëjë rrezik për shëndetin.

Vala e të nxehtit e cila vjen më shumë se një muaj përpara nisjes së stinës së verës në hemisferën jugore, ka bërë që konsumi i energjisë elektrike në Brazil  të ngjitet në nivele rekord, teksa njerëzit përpiqen që freskohen.

Sipas një pune kërkimore të publikuar javën e shkuar nga Inmet, temperatura mesatare në Brazil ka qenë mbi mesataren historike nga Korriku deri në Tetor.

Sipas shkencëtarëve, valët e të nxehtit po bëhen më të gjata dhe më intensive në shumë vende dhe kjo pritet që të vijojë ndërkohë që njerëzit vazhdojnë të lëshojnë gazra serë që ngrohin planetin./tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts