Brazili ritëm të lartë vdekjesh nga Covid-19

09:20 29/03/2021

Brazili pa kalon një situate kritike sa i përket viktimave nga Covid-19. Sipas statistikave të Universitetit Johns Hopkins Brazili regjistron mesatarisht 2,400 vdekje në ditë nga Covid-19, ose afro 1/4 e numrit të përgjithshëm të viktimave të përditshme në shkallë globale.

Ekspertët parashikojnë se me këto ritme Brazili pritet të arrijë 4,000 vdekje në ditë, një nivel që do të rivalizonte Shtetet e Bashkuara në periudhën e tyre më të rëndë.

Presidenti Jair Bolsonaro vazhdon të ngulë këmbë se kufizimi i aktivitetit nuk është i nevojshëm. Miguel Nicolelis, profesor i neurobiologjisë në Universitetin Duke parashikon kolapsin e sistemit shëndetësore dhe se numri i përgjithshëm i vdekjeve mund të arrijë në 500,000 vetë në korrik dhe brenda vitit 2021 t’ia kalojë shifrave të viktimave në Shtetet e Bashkuara.

Klan News









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *