Brdariç: Sfidë e veçantë me Dinamon, të përfitojmë nga ndeshjet e vështira të kundërshtarëve









Thomas Brdariç shpreson që sfida kundër Dinamos të konfirmojnë edhe një herë ecurinë pozitive të Vllaznisë. Skuadra vjen me moral të lartë pas fitoreve me Partizanin e Skënderbeun dhe tashmë është përfshirë plotësisht në luftën për titull.

brdaric

Sipas trajnerit, kjo ecuri duhet të konfirmohet ndaj Dinamos, edhe pse blutë do të kërkojnë reagim pas humbjeve të fundit. Ai ka theksuar në konferencën e sotme për shtyp se kjo ishte mundësi e mirë për të fituar terren ndaj skuadrave që janë përpara në klasifikim.

Dinamo – “Do të jetë një ndeshje e veçantë. Të gjithë e shohin që Dinamo është në një moment jo të mirë, por për mua nuk ka rëndësi gjendja e kundërshtarit, pasi e di se çfarë janë të aftë të bëjnë ata me cilësitë që kanë. Ne duhet të jemi të gatshëm që të paraqitemi sa më mirë dhe të shkojmë për të marrë maksimumin.

Përgatitjet – “Koha ka qenë e mirë. në të kaluarën nuk kemi pasur kushtet më të mira për të punuar. Është më e rehatshme që të punojmë me diell, apo në stadiumin tonë. Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë dhe besoj se jemi gati për ndeshjen e radhës”.

Objektivi – “Dinamo është një skuadër që ka lojtarë me shumë eksperiencë. Ndoshta fakti që ata pas kaq shumë muajsh nuk e kanë gjetur veten mund të krijojë një avantazh për ne. Por për ne mbetet ajo që thashë, nuk duhet të jemi të frikësuar për këtë përballje, duhet të shkojmë t’i shkaktojmë humbjen e radhës Dinamos dhe të marrim tre pikët në shtëpi”.

Lufta për kreun – “Do kërkojmë që të zvogëlojmë diferencën me dy ekipet që janë para nesh në renditje Tirana ka një ndeshje të vështirë me Teutën, ndërsa Kukësi do luajë ndaj Partizanit. Do përqendrohemi të bëjmë më të mirën ne vetë si Vllazni dhe më pas do të shohim rezultatet e ndeshjeve të tjera. Do mundohemi të bëjmë maksimumin tonë. Këto ndeshjet e fundit kanë qenë të vështira, pasi kemi qenë me një lojtar më pak në dy prej tyre. Lojtarët kanë qenë disi të lodhur, por ne do mundohemi të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.