Brenda një minute rezultat i saktë, Singapori aprovon testin e frymëmarrjes për COVID-19

Një test i frymëmarrjes i krijuar për të zbuluar Covid-19 dhe për që jep rezultate të sakta brenda një minute është aprovuar për përdorim në Singapor, tha Universiteti Kombëtar i Singaporit.

Testi i zhvilluar nga NUS Breathonix, funksionon shumë si një test standard i aparatit të frymëmarrjes që policia mund të përdorë për të parë nëse një shofer është i dehur.

Kështu, Singapori do të kontrollojë udhëtarët e ardhur nga Malajzia në pikën e kontrollit Tuas në anën perëndimore të ishullit. Dhe kushdo që rezulton pozitiv në testin e frymëmarrjes do të shqyrtohet në një provë konfirmuese PCR.

Singapori aktualisht skanon aplikantët me analiza të shpejta antigjeni, të cilat do të vazhdonin së bashku me aparatet e marrjes së ajrit.
Testet e sakta me shpejtësi mund të jenë thelbësore për të ndihmuar zhbllokimin e një sektori udhëtimesh që është ngadalësuar gjatë pandemisë.

Kjo sidomos për këtë vend, i cili edhe kur SHBA dhe pjesë të Evropës fillojnë të rihapen, sikurse vendet e tjera “Covid-Zero” në Azi kanë hezituar të hapin kufijtë dhe kanë goditur ashpër “çdo shenjë të ndezjes”.

Në fund bëhet e ditur se testi Breathonix deri tani i është nënshtruar tri provave klinike, dy në Singapor dhe një tjetër në Dubai.

Dhe ai arriti një ndjeshmëri prej 93% dhe specifikë prej 95% në një studim pilot të hershëm me bazë në Singapor që përfshiu 180 pacientë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *