
23:45 29/06/2022
Rreth 1600 breshka të sëmura ose të plagosura janë shëruar
Këto breshka uji që janë të sëmura po shërohen në një qendër rehabilituese në Dubaipërpara se të lëshohen në det.
Kjo qendër i vendos breshkat në një strukturë akuariumi, ku marrin kujdes mjekësor si pjesë e fazës së parë të një trajtimi të gjatë.
“Të gjitha kafshët që vijnë këtu janë të pajisura me mikroçipe. Kjo është që ne të dimë dhe të kuptojmë se çfarë nuk shkon, sa kohë ka që trajtohet me ne, pra të gjitha të dhënat e trajtimit mjekësor. Kjo bëhet që ne të jemi në gjendje të të kuptojmë nëse rehabilitimi ka qënë apo jo i suksesshëm”.
Breshkat e ujit po përballen me kërcënime të përditshme ndërsa bëjnë udhëtimet e tyre migratore nëpër oqeanet e botës. Këto rreziqe shkaktohen nga mjedisi por edhe nga faktori njerëzor.
Breshkat e dëmtuara për të cilat kujdeset qendra e rehabilitimit janë ndër mijëra të tjera të gjetura në brigjet e Dubait. Fatkeqësisht, të shtatë llojet e breshkave të ujit janë renditur si të ekspozuara ndaj zhdukjes, të rrezikuara ose në rrezik të lartë.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al