Breshër i pazakontë në Devoll, dëme të shumta në bujqësi, shkatërrohen sipërfaqe të tëra me mollë. Fermerët apel për ndihmë

bresher i pazakonte ne devoll deme te shumta ne bujqesi shkaterrohen siperfaqe te tera me molle fermeret apel per ndihme
bresher i pazakonte ne devoll deme te shumta ne bujqesi shkaterrohen siperfaqe te tera me molle fermeret apel per ndihme

Një breshër i pazakontë ka përfshirë pasditen e së hënës shukë fshatra në Devoll. Në fshatin Baban, dëmet nga breshëri janë shumë të mëdha.

Ka mjaftuar vetëm 20 minuta breshër dhe erë e fortë për të dëmtuar sipërfaqe të mëdha me mollë por edhe kultura të tjera bujqësore.

Sipas fermerëve dhe specialistëve, molla është e dëmtuar në masën 100% pasi jo vetëm për këtë vit por pema e mollës është e dëmtuar edhe për vitin tjetër.

[embedded content]

Ndërsa sa i përket kulturave të tjera bujqësore janë të dëmtuara në masën 50%.
Pemëtaria por edhe prodhimet e tjera bujqësore për banorët e fshatit Baban por edhe fshatrave të tjerë të përfshirë nga breshëri është i vetmi burim të ardhurash me të cilën ata jetojnë.

Sot fermerët kërkojnë nga shteti të bëhet vlerësimi i dëmit të shkaktuar nga moti i keq dhe të kompensohen.
Fshatrat Baban, Hocisht, Mancyrishr, Vranisht, Progër etj. janë fshatrat që u përfshinë më së shumti nga reshjet e shiut dhe të breshrit dhe që kanë pësuar dëme të mëdha në bujqësi.

Grupet e punës ndodhen në terren she po bëjnë të mundur verifikimin e të gjitha dëme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts