Breshëri të shtënash drejt klubit të natës në Prishtinë, dalin detajet nga ngjarja që tronditi kryeqytetin e Kosovës

bresheri te shtenash drejt klubit te nates ne prishtine dalin detajet nga ngjarja qe tronditi kryeqytetin e kosoves
bresheri te shtenash drejt klubit te nates ne prishtine dalin detajet nga ngjarja qe tronditi kryeqytetin e kosoves

Të paktën 20 plumba janë shkrepur mbrëmë në drejtim të diskotekës “Venom NightClub”, e cila ndodhet në Çagllavicë të Prishtinës. Sipas mediave kosovare, raportohet se si pasojë e sulmit janë shkaktuar thyerje të xhamave të objektit, teksa e gjithë ngjarja ka ndodhur jashtë orarit të punës së diskotekës.

Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se sulmi ka ndodhur nga persona të panjohur, të cilët janë parë duke lëvizur me motoçikletë.

Në vendngjarje ka dal edhe Policia e Kosovës për ta trajtuar rastin, teksa nuk bëhet e ditur për arrestimin e ndonjë të dyshuari.

Lidhur me rastin nuk është deklaruar akoma Policia e Kosovës, gjithashtu nuk dihet motivi i sulmit.

Nga ana tjetër klubi i natës ka lajmëruar se aktiviteti do ë vijojë sipas planifikimeve, pavarësisht ngjarës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts