“Brezi ynë, nivel tjetër”, Del Piero dhe Ronaldo analizojnë futbollin aktual

Në fushë janë sfiduar shpesh, por pa mundur kurrë të luajnë në të njëjtën skuadër. 9-shi dhe 10-shi ideal mund të kishin qenë bashkë te Reali i Madridit, por për të realizuar ëndrrën ka menduar rrjeti “SKY” që ka organizuar një intervistë mes Ronaldo fenomenit dhe Alesandro del Pieros.

Ka qenë ishjuventini që ka marrë fjalën i pari duke zbuluar se: “Kur erdhi lajmi se Interi kishte nënshkruar me Ronaldon, shkova te përgatitësi im atletik dhe i thashë se na priste më shumë punë atë vit. Duhet të shpikësh diçka sepse ai ka dy marshe më shumë se kushdo.

Ronaldo solli gëzim dhe cilësi në futbollin italian duke qenë një sfidë e nivelit tjetër”. Ronaldo më pas tregoi marrëdhënien e tij me Italinë: “Unë kam qenë gjithmonë shumë i përulur, transparent. E vërteta është se jetuam një epokë të pabesueshme në Itali. Më trajtuan si në shtëpi, edhe nga kundërshtarët, por edhe miqtë apo shokët e skuadrës. Më mungon gjithmonë Italia”.

VITET NË SERINË A

Barcelona, Interi, Real Madrid dhe Milani. Etapa prestigjioze për një kampion të kalibrit të “Fenomenit”. Lidhur me këto hapa, braziliani tha: “Kammbetur më i lidhur me Interin dhe Realin. Pata një vit të jashtëzakonshëm në Barcelonë, por historia përfundoi keq. Nuk mundëm të rinovonimkontratën dhe në fund u largova me një shije të hidhur.

Para se të shkoja te Milani, u përpoqa të kthehesha tek Interi, madje fola në telefon me Moratin, i cili më tha nuk ishte e mundur. Kështu që kalova te kuqezinjtë, por tashmë kisha marrë tatëpjetën. Megjithatë, Milani rezultoi një përvojë e pabesueshme. Gjithmonë e kisha ndier se Milani ishte shumë i avancuar në stërvitje, në struktura. Dhe ekuptova se ishte e vërtetë. Nëklubin kuqezi ishin 4-5 vjet përpara të tjerëve. Më bënë të kuptoj shumë gjëra, duke përfshirëedhe arsyen pse nuk fitonimgjithmonë përpos investimeveqë bënte Morati”.

DIFERENCAT

Futbolli ndryshon dhe është normale që mes epokave të ndryshme të ketë dallim. Për Ronaldon: “Futbolli është përmirësuar shumë nga pikëpamja fizike. Nestërviteshim të gjithë njëlloj dhemë duhej të merrja të njëjtënngarkesë si Roberto Karlos apoKafu të cilët kishin një roltjetër.

Me Kuperin vrapoja 4kilometra vetëm për t’u nxehur dhe pa kuptuar ndjejakundërshti ndaj asaj lloj filozofie. Por është e vërtetë qëteknikisht brezi ynë ishteshumë përpara. Kishte mëshumë lojtarë dhe personazhetë rëndësishëm. Çdo ekip kishte dy ose tre që ishin vërtet tëaftë për të ndryshuar njëndeshje dhe për të bërë historinë”. Del Piero ka vuajturdisa dëmtime të rënda,megjithëse jo aq sa kolegu brazilian. Sa u përket historive tëlëndimeve, legjenda e Juvesshtoi: “Sot sulmuesit janëshumë më të mbrojtur, ndërkohë që ne lëndoheshim mëshumë.

U gjenda në një situatë që duhej të rindërtoja veten, me cilësitë që kisha në atëmoment. Nuk e dija nëse mundtë shërohesha në radhë të parëe jo më të dija nëse do të rikthehesha në nivelin optimal”.Në të njëjtën gjatësi vale edhe”Fenomeni” që shtoi: “Ndryshim pas një dëmtimi të rëndëishte i vështirë. Për mjekët ishai shëruar dhe në kokë isha endei shpejtë, por trupi nuk reagonte si më parë”.

YJET E SOTËM

Protagonistët e skenësndërkombëtare sot janë Kristiano Ronaldo dhe Mesi, tëcilët kanë fshirë çdo lloj rekordi që ekzistonte përparazbarkimit të tyre. “Të gjitharekordet do të thyhen. Ështëe vështirë të krahasosh njëbrez me tjetrin.

Nuk ka kritere të caktuara. Por nëse mepyet se cilin brez të zgjedh unëthem tonin, por pa asnjë dyshim. Ishim vërtet të fortë dheishim të shumtë në numër. Sotjanë Mesi e Ronaldo, e pastyre vjen Nejmari, por më pasnuk shoh të tjerë që të rrisinnivelin”, mbylli Del Piero.

PANORAMASPORT.AL

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.