Brigitte Macron puth pa leje mbretëreshën

[embedded content][embedded content]

10:29 22/09/2023

Zonja e Parë e Francës theu rregullat e sjelljes së familjes mbretërore

Vizita e Mbretit Charles në Francë u komentua gjerësisht nga shtypi francez për rëndësinë që ka për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Por përveç pritjes madhështore të 74-vjeçarit nga shefi i Elizesë, vëmendje morën edhe Mbretëresha Camilla dhe Zonja e Parë e Francës dhe shkak për këtë u bënë puthjet e shkëmbyera mes njëra-tjetrës.

Ky veprim ka ngjallur reagime të shumta në rrjet duke qenë se sipas rregullave të sjelljes mbretërore nuk lejohen.

Një detaj tjetër që u komentua jo pak ishte edhe përkulja e kërkuar nga Mbretëresha.

Vizita e Charles 111 është e para shtetërore në Francë. Shefi i Elizesë organizoi takimin historik duke u kujdesur në detajet më të vogla.

Klan News


Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts