Brigjet greke “përpijnë” një tjetër anije, 6 persona humbin jetën, ndërsa në bord ndodheshin 80 emigrantë

Përmbytja e një anije me rreth 80 emigrantë në bord, ka shkaktuar të paktën 6 viktima deri tani njoftojnë autoritetet.  Nërkaq, 57 persona mësohet se janë shpëtuar nga raportimi i deritanishëm për mbytjen e anijes në Greqi.

Kjo anije u mbyt të premten pasdite pranë Paros, ndërsa raportohet se në bord ndodheshin 80 emigrantë.

Autoritetet greke kanë reaguar menjëhërë  duke dërguar në vendin e ngjarjes katër anije të Marinës, një helikopter, një avion C130 dhe 9 anije barka shpëtimi.

Njësia e Misioneve Nëndetëse të Rojës Bregdetare ka shkuar në vendngjarje, njofton Ministria e Transportit greke, e cila do të hetojë mjetin e përmbytur.

Ditët e fundit janë raportuar disa mbytje anijesh në ujërat greke, duke shkaktuar dhjetëra viktima.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *