
15:01 05/10/2022
Kryeministrja britanike nuk është dakord për kthimin e skulpturave në Greqi
Debati për kthimin e Skulpturave të Partenonit u ngrit sërish gjatë intervistës së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis për Sunday Times, në të cilën ai njoftoi se do ta ngrinte këtë çështje kur të takohej me kryeministren e re të Britanisë së Madhe , Liz Truss .
Relievet e moçme, 2500 vjeçare, që prezantojnë skena nga mitologjia greke, krijojnë së bashku gati gjysmën e skulpturave që kanë mbetur nga Partenoni. Shumë prej objekteve të tij ndodhen në Muzeu i Akropolit në Athinë.
Lidhur me këtë cështje kryeministrja britanike u pyet nga gazetari i rrjetit televiziv GB Neës. Kur gazetari i kërkon Truss të pozicionohet për propozimin e presidentit të Muzeut Britanik , George Osborne, për një marrëveshje për kthimin e Skulpturave të Partenonit, Truss u përgjigj: ” Unë nuk e mbështes këtë.”
Mbretëria e Bashkuar vazhdon të dëshmojë që i ka blerë veprat në mënyrë legale kurse Greqia, që ato janë vjedhur dhe duhen kthyer në atdhe.
Kujtojmë se edhe më herët takimi për këtë cështje mes Mitsoaqis dhe ish-kryeministri Boris Johnson rezultoi i pafrytshëm. Johnson u shpreh në atë kohë se i kuptonte “emocionet e forta të popullit grek”, por çështja i përkiste Muzeut Britanik dhe jo e qeverisë.
Debati për kthimin e veprave të artit ka marrë dhenë vitet e fundit. Muze nga e gjithë bota kanë kthyer objekte që janë blerë në rrethana të paqarta.
Klan News