Britani e Madhe, në punë vetëm 4 ditë në javë

19:40 06/06/2022

Falë një projekt – piloti britanikët do të kenë mundësi të marrin pagën e plotë

Pasi disa vende europiane kanë propozuar për punëmarrësit e tyre që të punojnë vetëm 4 ditë në javë, kjo nuk do të jetë më një luks për britanikët.

Kompani të ndryshme nga një sërë industrish në Britaninë e Madhe po ua japin këtë mundësi punëmarrësve duke u dhënë atyre 100% të pagës.

Falë një projekti-pilot që do të zhvillohet kudo në botë organizatorët po punojnë së bashku me studiues do të masin ndikimin në produktivitet dhe mirëqenien e stafit.

Megjithatë, ideja për një punë katër-ditore në Mbretërinë e Bashkuar i paraprin edhe një premtimi të partisë së laburistëve për ta prezantuar një masë të tillë brenda një dekade.

Kujtojmë se kjo nuk është një ide e re pasi eskperimentimi i 4 ditëve të punës në javë e kanë nisur që vitin e kaluar firma të ndryshme në Irlandë dhe Spanjë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.