Britani po dëbon qytetarët e BE që kërkojnë lejeqëndrimi

18:18 01/08/2021

The Guardian: Zyra e emigracionit nuk po merr parasysh kërkesat, po shkelet Brexit

Qytetarët evropianë që kanë aplikuar për lejeqëndrimi në Britaninë e Madhe janë duke u ndaluar dhe kërcënuar me dëbim, një zhvillim që bie në kundërshtim me marrëveshjen e Brexit. Ministrat kishin premtuar vazhdimisht se kushdo që kishte aplikuar për leje qëndrimi deri në 30 Qershor do të ishte më i mbrojtur dhe çështja e tij do të merrej parasysh.

Dështimi i dukshëm për të respektuar atë marrëveshje ka sjellë akuza ose për “paaftësi administrative” nga zyrtarët e departamentit të Migracionit ose një përpjekje “me dashje” për të dëbuar sa më shumë shtetas të BE-së me supozimin se është më e lehtë që ata të largohen se sa azilkërkuesit.

Sipas “The Guardian”, organizata bamirëse  BID në një letër drejtuar zyrës së emigracionit ngre pikërisht këtë shqetësim, duke theksuar se nëse nuk merret një përgjigje e qartë nga ky departament deri në fund të kësaj jave, ajo do të bëjë një ankesë zyrtare në Komisionin Evropian.

Avokatët argumentojnë se kjo shënon një betejë të rëndësishme për të mbrojtur të drejtat e shtetasve të BE -së pas Brexit.

e përditshmja britanike shkruan se një qytetar i BE-së, i cili kërkoi të mbetet anonim ishte ndaluar në një qendër dhe kërkohej të dëbohej nga Departamenti i Emigracionit. ai mundi të siguronte lirinë me kusht vetëm pasi gjyqtari pranoi  deklaratën e tij se do të largohej nga vendi.

Duke folur menjëherë pas lirimit, ky shtetas tha për median se : “Ata po përpiqen të luajnë me jetën time dhe të familjes sime dhe nuk është e drejtë. Unë duhet të kem të drejta. ”

Shoqata bamirëse BID  paralajmërojnë se mosnjohja e aplikimeve për lejeqëndrimi mund të prekë potencialisht mijëra individë. Për shembull, nga 1,500 të burgosur në burgun UandsUorth, në jug të Londrës, pothuajse 500 besohet të jenë shtetas të BE-së.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *