Britani, protestuesit pro-palestinezë ndërpresin prodhimin në fabrikën izraelite të armëve

Protestuesit pro-palestinezë morën nën kontroll dhe bënë që të ndërpritet prodhimi në fabrikën e armëve që i përket kompanisë izraelite të mbrojtjes, Elbit Systems në qytetin Oldham të Britanisë së Madhe.

Grupi protestues “Palestine Action” me qendër në Britani, mbyllën me zinxhirë dyert, dolën mbi çati dhe lyen me bojë të kuqe ndërtesën e kompleksit Elbit Ferranti, fabrikës së armëve që i përket kompanisë izraelite të mbrojtjes Elbit Systems në Oldham.

Protestuesit u ngjitën në çatinë e fabrikës dhe hapën pankartën me mbishkrimin e emrit të grupit.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të policisë, protestuesit pro-palestinezë vazhduan aktet e tyre dhe shkatërruan disa makineri që përdoren në kompleks.

Grupi “Palestine Action” në një deklaratë me shkrim njoftoi se aktivistët bastisën zonën dhe parandaluan punimet me arsyetimin se kanë penguar furnizimin me armë dhe teknologji ushtarake që do të përdoret nga Izraeli për të kryer krime lufte kundër popullit të Palestinës.

Protestuesit pro-palestinezë theksuan se do të vazhdojnë aktet e tyre deri kur të mbyllen të gjitha komplekset e Elbit System për prodhimin e armëve në Britani.

Mbështetësit pro-palestinezë ndërprenë edhe prodhimin e dronëve

Anëtarët e grupit “Palestine Action” më 19 maj ndërmorën veprime edhe ndaj fabrikës në qytetin Leicester duke shkaktuar ndalimin e prodhimit të dronëve.

Protestuesit theksuan se në këtë kompleks prodhohen dronët e emërtuar Hermes dhe se me okupimin synonin që “të ndërpresin sa munden punët”.

Nga llogaria e grupit në Twitter u publikuan fotografi të shkrepura brenda kompleksit të cilat u përkisnin pjesëve të dronëve.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *