Britani, rekord infektimesh që prej janarit, por të hënën “hapet” gjithçka

Mbretëria e Bashkuar ka përjetuar shifrën më të lartë të infektuarve nga COVID-19 që nga janari i kaluar. Autoritetet britanike kanë regjistruar 51.870 raste pozitive, pothuajse në totalitetin e tyre nga varianti Delta, shumë më  ngjitës dhe agresiv se varianti origjinal.

Por mjekët janë të shqetësuar nga fakti që shifrat po regjistrohen në një moment kur të hënën  e ardhshme pritet ai që nga mediat britanike është cilësuar si Liberation Day, praktikisht rënia e pjesës më të madhe të masave parandaluese në gjithë vendin, veçanërisht në Angli.

Nga ana tjetër numri i të vdekurve, 49, tregon gjithsesi se fushata e vaksinimit ka bërë efekt, dhe se virusi po përhapet më së shumti tek të rinjtë, që përjetojnë pasoja më të lehta.

Sipas ministrit të Shëndetësisë Sajid Javid, virusi mund të ketë ritme deri në 100 mijë raste në ditë në gusht, që nuk do t’i ngjajë  fillim vitit por do të krijojë vështirësi të paktën për sistemin shëndetësor britanik.

Në Britaninë e Madhe, pothuajse 70% e të rriturve janë vaksinuar me dy doza, ndërkohe që pothuajse 90% kanë marrë  dozën e parë.

(BalkanWEb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *